Për analistin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, barrierat drejt integrimeve ekonomike nuk janë vetëm burokratike.
Në një vështrim të tijin pas samitit të liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik ai ka thënë se me gjithë peshën e integrimit ekonomik të Ballkanit, liderët duhet ta dëshmojnë gatishmërinë për tejkalimin e barrierave politike.
“Është e vërtetë se integrimi rajonal ekonomik përbën mundësi të mëdha. Por, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta dëshmojnë se janë të gatshme t’i tejkalojnë barrierat politike për ta kryer punën. Prandaj, pjesëmarrja e liderëve është e nevojshme për probleme të zakonshme: Vetëm ata mund t’i heqin pengesat politike dhe të synojnë përfitimet ekonomike”, shkruan ai në vështrimin e botuar në “Peacefare”, teksa shton se nuk do të befasohej nëse ata hezitojnë, kështu që BE-së dhe SHBA-së do t’i duhet ndërhyjnë.
Si e potencon Serwer, pothuajse çdo çështje tregtare mund të shikohet përmes prizmit të sovranitetit shtetëror dhe aspektit politik.
“Serbia ka shumë barriera jotarifore që bllokojnë importet dhe lëvizjen nga Kosova. Njëjtë edhe Bosnja. Për të dyjat, arsyet janë politike, e jo ekonomike. Deri në Marrëveshjen e Prespës, rruga për në Selanik nuk ka qenë e lirë për tregtinë nga Maqedonia e Veriut dhe bisedimet po vazhdojnë për heqjen e barrierave. E të mos përmendim këtu refuzimin e BE-së për t’i liberalizuar vizat për Kosovën, të cilat Prishtina i ka miratuar duke zbatuar më shumë se 100 për qind të kushteve teknike. Por, rrethanat politike ende nuk janë krijuar”, ka shkruar ai.
Serwer i është referuar edhe fjalimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit në këtë samit.
“Si theksoi presidenti Vuçiq, janë dashur 7 apo 8 vjet vetëm të nisë puna në pjesën e autostradës mes Nishit dhe Prishtinës, pjesë kjo që e ndërtuar mes Prishtinës dhe Durrësit gjatë asaj kohe”, ka shkruar ai.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele