Google ADS

Sërish shkelet afati për ndërtimin e Teatrit shqiptarë në Shkup

20:37 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Shansi i tretë për Teatrin Shqiptar në Shkup. Pas afatit të shkelur për përfundimin e punëve ndërtimore të institucionit kombëtar më 31 maj të këtij viti, u përcaktua një afat i ri – 31 tetor. Por edhe deri në fund të muajit, ndërtesa nuk do të jetë gati. Tani afati i tretë është 31 dhjetor.

“Premtimi optimist i udhëheqjes së Teatrit Shqiptar ishte se objekti do të jetë gati më datën 31 të këtij muaji. Megjithatë, vetëm katër ditë përpara skadimit të afatit, në ndërtesë ende punohet”

Tani pritjet, si dhe bindjet e mbikëqyrësit të punëve ndërtimore, janë se përfundimi do të jetë deri në Vitin e Ri, një parashikim realist dhe i arritshëm. Dy arsye kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të rindërtimit – përmirësimi i teknologjisë, nënshkrimi dhe zbatimi i aneksit të 10-të, me vlerë prej 780 mijë euro, i publikuar në Byronë për Prokurim Publik më 12 gusht.

https://www.youtube.com/watch?v=s7CYss084hE

“Nëse ky aneks nënshkruhej më herët, mendoj se do mund të flisnim për lëshim në përdorim. Sepse nënshkrimi ishte në fund të korrikut, për atë sipas parashikimeve tona do të duhen edhe dy muaj. Me këtë ne presim që punimet rreth ndërhyrjeve të tjera të vogla të ndërtimit, si dhe pajisjet shtesë të realizohen deri në fund të dhjetorit “- tha Veselinka Gerasimova – Petrovska, mbikëqyrëse kryesore.

Por kjo ka të bëjë me përfundimin e punëve ndërtimore. Gjithashtu do të duhet edhe testim i pajisjeve.

“Kemi një periudhë kur do të duhet të testohet dhe provohet. Përveç kësaj, me siguri do të duhet ti lejohet realizuesit t’i sinkronizojë të gjitha aktivitetet për edhe një muaj tjetër “- u shpreh Veselinka Gerasimova – Petrovska, mbikëqyrëse kryesore

Ministri i Kulturës Asaf Ademi ishte skeptikë lidhur me afatet e caktuara për përfundimin e ndërtesës së Teatrit Shqiptar. Më 2 korrik të këtij viti ai e vizitoi objektin. Ademi ishte i bindur se puna e ndërtimit do të përfundonte në fund të këtij muaji. Në këtë projeksion optimist, Ademi tha: “Do të qeras drekë nëse është gati në tetor”. Alsat tashmë ka shkruar për anekset që janë nënshkruar për të finalizuar rindërtimin e teatrit që filloi në janar të vitit 2014. Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska njoftuan se ndërtesa do të përfundojë deri në shtator të vitit 2015. Por punët ndërtimore shtyhen dhe zgjasin me vite. Problemet filluan kur në vitin 2015, falimentoi kompania Lamone Moreda, e cila e fitoi tenderin me vlerë tetë milionë euro. Detyrimet i mori përsipër kompania “Shencija”, e cila sipas hulumtimit të Alsatit tregoi se të dy kompanitë janë të lidhura dhe se drejtorët e Lamone Moredas së falimentuar janë themeluesit e kompanisë së re që ka një degë në Shkup. Megjithatë, deri te pronarët e vërtetë të kompanisë “Shencija” nuk mund të vijmë sepse kompania është në pronësi të “Elektra Italia”, e cila është në pronësi të “Trust Blu”. Kësaj kompanie i është fshirë numri tatimor, kështu që pronësia nuk mund t’i vërtetohet përmes regjistrit qendror italian./Alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme