Qytetarët dhe aktivistët serbë bllokuan urën e Varadinit në Novi Sad si një akt “mosbindjeje civile” pas vdekjes së 14 personave nga shembja e strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor.
Ata i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriq, dhe kryeministrit të Serbisë, Milos Vuçeviq, sjelljen para drejtësisë së përgjegjësve, si dhe heqjen e klasifikimit të kontratës për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor.
Pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët, po lyejnë urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të “duarve të përgjakura”, shkruan nova.rs.
Me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkruar mbi urë mesazhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit – “pushteti absolut, përgjegjësi absolute”, “vitet e heshtjes përfundojnë me një minutë heshtje” si dhe “duart e tua janë të përgjakura”.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...