Google ADS

Sërish ndotja e ajrit kalon kufijtë e lejuar në disa qytete në Maqedoni

21:43 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Gjatë mëngjesit të sotëm, sipas “Air Visual”, qyteti i Shkupit ishte në mesin e 3 vendeve me ajër më të ndotur në botë.

Ndotja e ajrit nuk është vetëm në Shkup. Sipas stacioneve matëse të ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, disa qytete si Tetova, Gostivari dhe Strumica shpesh herë e tejkalojnë Shkupin për nga ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të fundit të këtyre stacioneve matëse, qyteti më i ndotur është Strumica me 451 PM10, Gostivari me 374 PM10, Shkup – Rektorat 350 PM10 dhe Tetova me 280 PM10.

Gjatë ditë së sotme u mbajt edhe protestë kundër ndotjes së ajrit në Shkup ku u bë që Qeveria të thërrasë mbledhje urgjente për ndotjen enorme të ajrit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme