Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se edhe sot do të ketë ndërprerje të komunikacionit në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër.
Bllokada do të ndodhë në vendin Ura e Mullirit e deri në Kosovrastin e poshtëm për shkak të asfaltimit të rrugës, nga ora 13:00 e deri në ora 17:00.
Përndryshe, komunikacioni në vend zhvillohet normalisht dhe në disa korsi rrugët janë të lagështa. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm gjatë udhëtimit nëpër ngushtica dhe gryka mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh, transmeton Gazeta Express.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo e dhënë vlen për pjesën kufitare të Maqedonisë.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...