Aktori turk që luan rolin e personazhit Polat Alemdar në serialin e njohur “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), Necati Şaşmaz, tha se seria e re “Lugina e Ujqërve Kaosi” (Kurtlar Vadisi Kaos) do të përfshijë ngjarje nga shumë vende të botës, përfshirë Mianmarin, Maqedoninë, Afganistanin dhe SHBA-të.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Şaşmaz paralajmëroi fillimin e serisë së re të Luginës së Ujqërve në vitin 2018, Lugina e Ujqërve Kaosi.
“Kemi përfunduar skenarin e serialit. Shpresojmë që të fillojë të transmetohet në televizione në muajin shkurt”, njoftoi ai, duke rikujtuar se seriali për herë të parë filloi të transmetohet në vitin 2003.
Şaşmaz thotë se prej 15 vitesh përpiqen që në serial kryesisht të ngërthejnë tema të cilat kanë të bëjnë më Turqinë dhe që priten nga shikuesit.
“Në ‘Lugina e Ujqërve Kaosi’ do të shtjellohet ‘teoria e kaosit’. Ka një ideologji që quhet sundimi i kaosit. Synimi në këtë ideologji është që bota të drejtohet kah kaosi dhe të sundohet me kaos. Ne do të përpiqemi të rrëfejmë se si mund të shpëtojmë nga sundimi i kaosit”, tha Şaşmaz.
“Tregimi ynë do të përfshijë tema si ku do të jetë Turqia në balancën politike dhe gjeografike të ndryshueshme, si do të qëndrojmë dhe çfarë do të bëjmë. Që tani mund t’ju informoj se në aspektin global, do të ketë tregime që shtrihen nga Mianmari në Afganistan, Maqedoni dhe madje deri në Amerikë”, njoftoi Şaşmaz.
Şaşmaz tha se “Lugina e Ujqërve” deri më tani është shikuar si brenda, ashtu edhe jashtë Turqisë, konkretisht në afër 60 shtete./Anadolu
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...