Serbia thyen zotimin, Daçiq falënderon Meksikën që nuk po e njeh Kosovën

09:28 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën lamtumirëse të ambasadorit të Meksikës në Beograd përmendi edhe Kosovën.

Ai falënderoi Marco Antonio Garcia Blanco, i cili së shpejti do ta përfundojë mandatin e tij në Beograd, se shteti i tij vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet.

Një thyerje të zotimit Daçiq e bëri edhe me Algjerinë që e falënderoi për mosnjohjen e Kosovës.

Për këtë kishte reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme