“Do të isha më i kënaqur nëse rusët do të na sjellnin sistemin mbrojtës “Pancir” dhe “Buk-M2”, sepse “Buk-M2” është në përputhje me sistemin tonë “Club”. S-300 në versionet më të vjetra nuk prodhohet më, por nëse e kemi zgjedhur tashmë një të ri, rekomandimi është S-2500, thotë Miroslav Lazanski.
Para vizitës në Moskë nga data 18 deri me 20 dhjetori, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia do të blejë nga Rusia gjashtë helikopterë dhe një sistem mbrojtës anti-raketorë, shkruajnë mediat serbe, transmeton portali arbresh.info
Plani është që Serbia të plotësojë skuadrën dhe të bëjë sa më seriozë mbjtojtjen nga qielli dhe toka, ka theksuar Lazanksi.
Aleksandar Vuçiç ditë më parë ka deklaruar se “Serbia nuk është e interesuar që t’i bashkohet NATO-s”, ndërsa ka shtuar se “vendi kërkon armët nga Rusia”./arbresh.info/