Serbia ka rritur praninë e policisë në shkollat anembanë vendit, pas dy rasteve të vrasjeve masive javën e kaluar, që lanë 17 persona të vrarë dhe mbi 20 të tjerë të plagosur. Këto dy raste ndodhën brenda 48 orëve.
“Nga sot, prezenca e policisë është shtuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi”, tha zyrtarja e policisë, Danijela Ostojiç, nga Drejtoria e Policisë në Serbi, duke shtuar se do të ketë “prezencë të vazhdueshme” të policëve gjatë orëve të mësimit.
Ajo tha se në Serbi gjatë ditëve të fundit janë raportuar më shumë se 120 kërcënime nga studentë dhe postime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjete sociale.
“Për këtë arsye, Ministria edhe një herë apelon tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë mendjen e shëndoshë dhe stabilitetin, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët tanë që ndjekin informacione nga burime dhe media të ndryshme. Profilet e tyre në rrjete sociale duhet të jenë nën kontrollin e prindërve”, tha Ostojiç.
Në një fjalim më 5 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se policia do të rrisë patrullimet në rrugë dhe shkolla në javët e ardhshme për t’i ndihmuar shtetasit serbë ta rifitojnë ndjenjën e sigurisë./euronews
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...