Google ADS

Serbia po armatoset deri në dhëmbë

07:01 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, njoftoi se më së voni deri në fillim të vitit të ardhshëm do të arrijnë nga Bjellorusia edhe katër aeroplanë luftarakë Mig-29.

“Në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm, ne do të jemi më të pasur për katër Mig-29, falë marrëveshjes së presidentit Vuçiq dhe Lukashenko, ashtu siç jemi më të fortë për gjashtë MIG falë marrëveshjes së presidentit Vuçiq dhe Putin”, tha Vulin për Blic.

Vulin tha se gjithsej 14 MIG-29 sa do të ketë ushtria serbe, jo vetëm që nuk do të kalojnë vetëm remontin, por edhe procesin e modernizimit.

Megjithatë, ministri serb i Mbrojtjes nuk ka dashur të specifikojë se sa do të kushtojë e tëra kjo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme