Derisa Kosova për një kohë të shkurt nuk po mund të siguroj as hapësira të reja për pacientët me COVID-19, Serbia po arrin të ndërtoj spitale për pacientët e saj.
Vetëm për katër muaj shteti serb ka arritur ta ndërtoj spitalin e ri në Novi Sad ku to të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, raporton express.
Kështu është bërë e ditur në një video të publikuar në instagram, ku thuhet se mjekët do të jenë të sigurt dhe do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë.
“Ky është një spital i ri në Novi Sad që e ndërtuam në vetëm katër muaj. Në të, mjekët tanë janë të sigurt, do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë. Unë i testoj qytetarët e Serbisë në një përpjekje tjetër dhe besoj se ne do të jemi në gjendje të fitojmë kurorën në muajt në vazhdim. Rroftë Serbia”, shkruhet në postimin në Instagram.
View this post on Instagram
Kujtojmë se që më shumë se 5 vite në Kosovë ka filluar ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente, por që edhe më tej ky objekt është vetëm në tulla.
Hapësirat e tij të cilat ishin paraparë të liroheshin për pacientët me COVID-19, do të jenë të pashfrytëzueshme për një kohë.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha