Ministri i jashtëm në Serbi, Ivica Daçiq ka thënë edhe një herë se shteti serb nuk ka asnjë gjasë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
Por ai ka deklaruar se janë të gatshëm për një kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike.
“Ne duam që të arrijmë një kompromis me Kosovën, por nuk mund ta miratojmë shkëputjen e njëanshme të tyre”, deklaroi ministri serb.
Ai kritikoi shtete e mëdha që sipas tij po i bëjnë presion Serbisë ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Si mund të mos i’u vije turp që të na propozojnë një gjë të tillë. Ne ju kemi treguar se marrëveshja është e domosdoshme me Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ne e njohim pavarësinë”, ka theksuar Ivica Daçiq.
“Kosova kurrë nuk do të bëhet e pavarur, sepse Serbia ka miq në anën e saj, e mbi të gjitha Rusinë dhe Kinën”, ka përfunduar ministri serb, Ivica Daçiq. /Lajmi.net/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...