Serbia ‘’në këmbë’’ kundër Kosovës, Vuçiç: 2 vende po pengojnë anëtarësimin në KiE

23:06 | 7 Prill 2024
D.H

Mundësia që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës, ka ngritur Serbinë në këmbë. Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili ka krijuar një ekip që do të luftojë iniciativën, deklaroi se përpjekje ishin bërë të premten për të zgjidhur gjithçka për anëtarësimin e Kosovës para takimit të Asamblesë së Këshillit të Europës, ku do to votohet lidhur me çështjen.

Por sipas liderit serb përpjekjet ishin ndaluar falë ndërhyrjes së dy vendeve.

“Ata u përpoqën para vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të përfunduar gjithçka, dh e falë ndërhyrjes së dy shteteve, kjo nuk ndodhi”, tha Vuçiç.

Ai nuk dha detaje lidhur me përpjekjet e as nuk tregoi se cilat vende “e parandaluan atë”. Numri një i Serbisë konfirmoi se do të udhëtojë në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kreu i Elizesë i ka dhënë një mesazh të qartë homologut serb, përpara se ta presë atë në Paris të hënën.

“Emmanuel Macron do të pohojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin europian të Serbisë dhe se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit në BE”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga pallati presidencial francez. /a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme