Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq me deklaratat e tyre tashmë kanë ndërruar qasje karshi Kosovës.
Përmes ftesës për një dialog të brendshëm në Serbi për Kosovën, të cilën e ka bërë kryetari serb Aleksandar Vuçiq, ky i fundit po përpiqet të marrë mbi vete obligimin historik dhe politik që çështjen e Kosovës ta zgjidhë në interes të të dy popujve, shqiptar dhe serb, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, po ashtu shqiptarë dhe serbë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndonëse nismën e Vuçiqit ata e shohin si pozitive për faktin se opinioni në Serbi do të duhej të ballafaqohej me realitetin aktual, megjithatë vlerësojnë se ky veprim i Vuçiqit është mjaft i vonuar.
Shkodran Imeraj, hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë së Kosovës, thotë për “Zërin” se deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit dhe e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiqit se Serbia dhe Kosova do të mundnin të punojnë në rregullimin e raporteve të tyre janë deklarata më shumë për ndreqje të raporteve me faktorin ndërkombëtare.
Ai thotë se kjo ndodh në një kohë kur dihet se tash atje në Beograd kanë filluar angazhimet për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë dhe në bazë të këtyre ndryshimeve do të shihet se Serbia do të heqë nga preambula e saj termin “Kosovë”, më të cilin i referohet territorit të Kosovës dhe të cilin e konsideron si pjesë të saj./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...