Serbia merr përsipër presidencën e Forumit të Sigurisë së OSBE-së

11:40 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Serbia ka marrë sot në Vjenë, kryesimin e Forumit për Siguri dhe Bashkëpunim në OSBE.

Me këtë rast Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë se Beogradi zyrtar po përpiqet të forcojë fokusin e organizatës mbi sigurinë politike-ushtarake përmes diskutimeve dhe konsultimeve të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

Rajoni, tha ai, përballet me një numër sfidash, të tilla si radikalizmi në rritje dhe terrorizmi, lëvizja e emigrantëve dhe refugjatëve, keqpërdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore, droga dhe armët, të cilat kërcënojnë gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Evropë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme