Serbia është akuzuar për manipulim të të dhënave në një përpjekje për të minimizuar problemin e saj me ndotjen e ajrit.
Ajo ka qenë nën vëzhgim të shtuar që prej raportit të dhjetorit të vitit 2019, ku pretendohej se kishte rekordin më të keq në Europë për ndotjen e ajrit dhe për vdekjet e shkaktuara nga ajo, me 175 humbje jete për 100 mijë njerëz, shkruan Euronews, transmeton portal arbresh.info
Disa muaj më parë, një renditje në kohë reale në të gjithë botën e vendosi kryeqytetin Beogradin në pesë qytetet më të këqija në botë për ndotjen e ajrit.
Sipas Euronews, tani qeveria është duke bërë gjithçka që mundet për të minimizuar çështjen.
Në dhjetor, Milenko Jovanoviç u shkarkua si kreu i departamentit të cilësisë së ajrit në Agjencinë Serbe të Mbrojtjes së Mjedisit (SEPA), pasi raporti mbi gjendjen reale në vend.
Ndotja e ajrit në Prishtinë vijon të jetë shqetësuese
Jovanoviç beson se ai u shkarkua sepse ai kundërshtoi një riklasifikim të asaj që përbën ndotjen e ajrit.
Ai tha se SEPA donte të ndryshonte pragun e ndotjes nga PM 2.5, të cilat si PM 10 janë grimca të vogla papastërtie që vijnë nga termocentralet, automjetet motorike dhe djegia bujqësore, për të përmendur disa burime. Ato konsiderohen të rrezikshme sepse madhësia e tyre do të thotë se ata mund të depërtojnë thellë në mushkëritë e njerëzve.
Ai tha për Euronews se ndryshimi është bërë kur ndotja e ajrit ishte në kulmin e saj.
“Ndryshimi u prezantua brenda natës dhe unë e kundërshtova atë për të cilën kam vuajtur pasoja”, tha ai, transmeton portali arbresh.info
Sipas tij, në Serbi cilësia e ajrit është shumë e dëmshme për shëndetin e njerëzve, por rezultatet që jep qeveria janë thjesht të manipuluara.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka mohuar që Beogradi është një nga qytetet kryesore më të ndotura.
Ajo pranoi se ka “disa probleme” në lidhje me ndotjen por tha se qeveria po bën “shumë” për t’i zgjidhur ato, pa specifikuar më tej./arbresh.info/
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike