Serbia kurrë nuk do t’i jap fund miqësisë me Rusinë dhe Kinën, ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij drejtuar kombit të shtunën me rastin e 13-vjetorit të Partisë Progresive Serbe në pushtet.
“Serbia është në rrugën europiane, e cila është e rëndësishme për ne, por Serbia gjithmonë i ka vlerësuar miqtë e saj. Ne kurrë nuk ua kemi kthyer shpinën miqve tanë, edhe kur ata kishin kohë të vështira, edhe kur ne e kishim të vështirë që të përballonim presionin”, tha ai, shkruajnë mediat ruse, transmeton portal arbresh.info
“Për hir të miqësisë, Serbia po e merr gazin me me çmimin më të ulët në Europë dhe dhe mund të llogarisë në mbështetjen miqësore të shumë kombeve për çështjen e Kosovës. Pavarësisht presionit, Serbia nuk do ta refuzojë miqësinë e saj me Federatën Ruse dhe Republikën Popullore të Kinës”, shtoi ai.
Politika e jashtme e Serbisë paarshikon anëtarësimin në Bashkimin Europian, por kërkon edhe ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe Kinën.
Beogradi është i vendosur të qëndrojë neutral ushtarak dhe të përmbahet nga anëtarësimi në NATO ose aleanca të tjera ushtarake.
Ky qëndrim ka tërhequr kritika nga Perëndimi.
Serbisë i është thënë më shumë se një herë se eurointegrimi është i mundur vetëm nëse plotësohen dy kushte themelore – njohja e pavarësisë së Kosovës dhe ndërprerja e marrëdhënieve miqësore me Rusinë.
Në vitet e fundit, Perëndimi shpesh e qortoi Serbinë për bashkëpunimin e saj aktiv me Kinën./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti