Google ADS

“Serbia duhet t’i bashkohet BE-së”, thotë kryeministri hungarez

18:04 | 18 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Hungaria dëshiron që BE-ja të zgjerohet dhe mendon se Serbia duhet të jetë vendi i ardhshëm që duhet t’i bashkohet bllokut.

Kryeministri hungarez, Victor Orban, i ka bërë këto komente në hapjen e Forumit të 6-të vjetor të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Danubit, transmeton portali arbresh.info

“Ne duam zgjerim të BE-së, për të gjitha vendet e rajonit të Danubit dhe besojmë se Serbia duhet të jetë vendi i parë që duhet t’i bashkohet BE-së”, tha ai, njofton Beta.

Sipas tij, anëtarësimi i Serbisë në BE do të ndihmojë vendet e bllokut që të përdorin potencialin e saj që ka për t’i dhënë vendeve tjera të bllokut.

Orban ka theksuar se anëtarët më të begatë të BE-së “janë ata që kundërshtojnë zgjerimin e bllokut”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme