Serbia ka dërguar ushtrinë e saj në një qytet afër kufirit me Kroacinë, ku qindra migrant kanë mbetur të bllokuar me shpresën se një ditë do t’ia dalin që të hyjnë nëpër vendet e BE-së.
Ministria e Mbrojtjes tha se Presidenti Aleksandar Vuçiç urdhëroi vendosjen e trupave për të “siguruar” tre kampe migrantësh pranë qytetit perëndimor të Sid që po strehojnë rreth 1.500 njerëz, kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, transmeton portal arbresh.info
Vuçiç tha që ai urdhëroi vendosjen për të mbrojtur popullsinë vendase nga ngacmimet e pretenduara dhe grabitjet e kryera nga migrantët.
Në një intervistë për TV Prva, ai tha se pas gjendjen së jashtëzakonshme të imponuar për shkak të Covid-19, migrantët filluan të kryejnë krime të vogla ‘duke vjedhur nëpër disa shtëpi’.
“Për shkak të tyre njerëzit po ndjehen të pasigurt,” tha Vuçiç.
Ekziston një rritje e pakënaqësisë popullore ndaj migrantëve dhe protesta të shpeshta të paanshme nga grupe të ekstremit të djathtë mbahen para kampeve.
Në Serbi ndodhen rreth 4 mijë emigrantë të bllokuar, e cila gjatë krizës së refugjatëve u kthye në rrugë tranziti për njerëzit që largoheshin nga lufta dhe varfëria./arbresh.info/
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...