Serbia ka filluar përgatitjet për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të mbërrijë për vizitë në Serbi më 17 janar ku do të pritet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky do të jetë takimi i tyre i 15-të në nivel presidentësh. Mediat serbe raportojnë se kreu i Rusisë do të pritet në Beograd si kurrë më parë, transmeton lajmi.
Madje, një numër i pjesëtarëve më elitarë të njësive speciale ruse tashmë kanë mbërritur në Beograd para vizitës së Putinit.
Ata do të kontrollojnë gjithçka, çdo rrugë ku është parashikuar të kalojë Putin, vendet e takimeve, pajisjet e klimave, ushqimin, internetin e deri te mundësia e ndonjë sulmi me dron.
Putin pritet të shoqërohet në Beograd me 250 pjesëtarë të njësisë speciale ruse, e këtij numri do t’i shtohen edhe 7 mijë policë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...