Projeksioni i filmit dokumentar “Shqiptaret janë mostrat tona/Albanke su nase sestre” që është dashur sonte të shfaqet në Qendrën mediale në Nish është shtyrë pasi që një grup i huliganëve serbë është mbledhur para ndërtesës dhe ka protestuar.
Këtë e ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve, tanjug.
Filmi është dashur të shfaqet në ora 19:00, e më pas të mbahet edhe një tribunë, raporton lajmi.net.
Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur pasi që grupi i huliganëve serbë të mbledhur kanë brohoritur dhe kënduar “Kosova është Serbi” dhe këngë tjera nacionale.
Filmi “Shqiptaret janë motrat tona” flet për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve dhe kohë më parë është shfaqur në festivalin e Beogradit “Mirëdita-Dobar dan”.
Ka pasur edhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe shqiptarëve.
Kjo nuk është herë e parë që në Serbi ndodhin probleme të tilla sa herë që shfaqen filma ose dokumentarë që kanë të bëjnë me realitetin e luftës në Kosovë.
Kohë më parë në Beograd është penguar të shkojë edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Shteti serb nuk kishte mundur t’i sigurojë asaj qëndrim atje, pasi që kishin shpërthyer protestat për shkak festivalit “Mirëdita – Dobar Dan”.
Jahjaga fillimisht kishte marrë lejen e shtetit serb për futje brenda territorit, por më pas kjo leje është anuluar. Ajo do të merrte pjesë në Beograd edhe në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...