Google ADS

Serbi, 65 të vdekur dhe 6.179 raste të reja me COVID-19

16:00 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 65 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 6.179 raste të reja me këtë virus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 1.549, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 169.214.

Aktualisht janë hospitalizuar 7.256 persona, ndërsa 252 persona janë në respiratorë.

Nga dje, 15.508 persona janë testuar, duke e çuar në 1.760.489 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme