Protestat e serbëve në Malin e Zi kundër ligjit për komunitetet fetare po vazhdojnë.
Sonte afro 5 mijë persona janë mbledhur në vendin e quajtur ‘Shtyllat e Giurgiut’.
Gjatë protestës, të pranishmit kanë filluar me thirrjet “Oj Kosovë, oj Kosovë”.
Duke e parë gjendjen në Malin e Zi, figura të njohura publike në Serbi po paralajmërojnë që edhe në Kosovë gjatë vitit 2020 mund të ketë protesta të tilla nga serbët.
Nga këto protesta të dhunshme të serbëve, mbrëmë janë lënduar disa polic.
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.
“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” tha Markoviq./zeri/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...