Sot në Beograd fillon festivali “Mirëdita – Doberdan”, e kjo i ka zhvendosur qytetarët e kryeqytetit të Serbisë në rrugë për të protestuar kundër këtij festivali.
Arsyeja e protestës së serbëve është prezenca e artit nga Republika e Kosovës atje.
Gazeta Express po e përcjell nga Beogradi protestën, ndërsa protestuesit kanë thënë se nuk janë kundër paraqitjes së kulturës shqiptare, por nuk pranojnë që ajo të bëhet në emër të shtetit të Kosovës.
Festivali “Mirëdita – Doberdan” organizohet përvjet nga disa organizata joqeveritare nga Kosova dhe Serbia.
Këtë vit është planifikuar që në festival të shfaqet filmi i nënës nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, që i janë marrë katër djem nga forcat serbe gjatë luftës
Më poshtë gjeni pamjet direkt nga protesta në Beograd:
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...
Trump emëron të dërguarin e posaçëm për Ukrainën
VW braktis fabrikën e debatuar në Kinë
Orët e fundit para vdekjes së Liam Payne, porositi 9 shishe ...