Thuajse një dekadë pas bombardimeve, në Serbi mbeten ende shumë të forta ndjenjat kundër NATO-s.
Instituti i Çështjeve Europiane në Beograd ka realizuar një vëzhgim, nga i cili pjesa dërrmuese e serbëve jo vetëm që janë kundër anëtarësimit në aleancën e Atlantikut, por nuk do të pranonte as një ndjesë për bombardimet e vitit 1999.
Sipas këtij studimi, 84 për qind e serbëve janë kundër NATO-s, ndërkohë që 62 për qind sot nuk do të pranonin ndjesën në asnjëlloj forme të Aleancës për sulmet e atyre muajve.
Vetëm 10 për qind mbështesin anëtarësimin, ndërsa 17 për qind besojnë se bombardimet e NATO-s ishin pasojë e politikave të Sllobodan Millosheviçit./tch/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin