Google ADS

Serbët nuk e pranojnë vendimin për Ratko Mlladiç

13:09 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në Lazarevë, në fshatin e vogël të Serbisë, ku edhe ish-shefi ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç u arrestua gjatë vitit 2011, banorët janë “irrituar” nga vendimi i Tribunalit të Hagës.

Fshatarët thonë se nuk e njohin gjykatën e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilëve ka fajësuar vetëm serbët për krimet e luftrave në Jugosllavi gjatë viteve 1990, transmeton portali arbresh.info.

Igor Topolic, banor i fshatit ka deklaruar se është “i tronditur dhe i pikëlluar”, ndërsa shton se Mlladiç “është hero për popullin serb”.

Banorët e kanë quajtur fshatin e tyre “Mlladiç” për të treguar admirimin e tyre për “kasapin e Bosnjës” dhe për të sfiduar gjykatën e Hagës.
Gjykata e Hagës ka dënuar me burg të përjetshëm Ratko Mlladiçin për mizoritë e kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme