Google ADS

Senatori Ron Johnson nesër në vizitë në Maqedoni

15:47 | 8 Shtator 2018
Arbresh.info

Senatori i ShBA-ve Ron Johnson, i cili është bashkë-sponsor i rezolutës së Senatit për përkrahjen e marrëveshjes së Prespës, nesër arrin në vizitë në Maqedoni në takime me zyrtarët e lartë shtetërorë.

Ai në Maqedoni vjen në periudhën e aktiviteteve intensive diplomatike para referendumit të 30 shtatorit.

Kancelarja gjermane sot është ne vizitë zyrtare në Shkup dhe përçoi mesazh të qartë deri te qytetarët e Maqedonisë – më 30 shtator të mos rinë në shtëpi, por të dalin dhe të deklarohen për të ardhmen e vendit.

Gjatë kësaj periudhe të aktiviteteve diplomatike, Maqedoninë e vizituan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn dhe Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Johnson, i cili është kryesues i Komisionit të Senatit për siguri shtetërore, përveç Maqedonisë, do ta vizitojë Greqinë, Kosovën dhe Serbinë.

Senatori Johnson është një nga bashkëpunëtorët e a lartë të Pesidentit të ShBA-ve Donal Trump, i ngarkuar për misione speciale. Njëherë, ai është edhe kryesues i nën-komitetit për bashkëpunim evropian dhe rajonal për siguri.

Rezoluta, ku bashkë-sponsor është Johnson, jep përkrahje të qartë për marrëveshjen e Prespës, ku siç thhuhet atje, hapen rrugët për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe thuhet se me marrëveshjen afirmohet stabiliteti i rajon në Evropën jug-lindore, që është interes kombëtar i rëndësishëm i ShBA-ve.

Në dokument kërkohet nga Maqedonia që të vazhdojë me zbatimin e reformave të rëndësishme në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE, me theks të veçantë liria e shprehjes, përforcimi i sundimit të drejtës dhe lufta kundër korrupsionit. Gjithashtu inkurajohen institucionet relevante amerikane që t’i përkrahin kompanitë amerikane, që janë të interesuara të investojnë në Evropën jug-lindore.

Senatori amerikan Johnson për herë të fundit në rajon ishte në shkurt të këtij viti, kur vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme