Selanik, protesta dhe kundër protesta për marrëveshjen me Maqedoninë

11:34 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Dy protesta të reja kundër Marrëveshjes me Maqedoninë dhe për “karakterin grek të Maqedonisë”, do të mbahen sonte në Selanik, sipas mediave lokale.

Njëra protestë është caktuar për në orën 19:00 sipas kohës lokale para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë në Selanik, ndërsa tjetra një orë më vonë në sheshin kryesor të qytetit. Gjithmonë ]sipas mediave lokale, të dy protestat janë organizuar pas thirrjes në rrjetet sociale.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Greqia, paralelisht, tubim antifashist dhe antinacionalist caktuan organizata anarkiste nga Selaniku.

Ata ftojnë popullin që t’u bashkëngjiten bllokimeve kundër nacionalizmit dhe fashizmit si përgjigje ndaj protestës që do të mbahet para Ministrisë për Maqedoninë dhe Thrakinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme