Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, është i bindur se partia e tij do të del fituese në bllokun politikë shqiptarë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që sipas tij, pritet të mbahen së shpejti, pas dështimit të qeverisë për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.
Kreu i ASH-së foli edhe për zhvillimet e fundit politiket, për publikimin e bisedave të përgjuara dhe për arrestimin e funsionarit të BDI-së Jahi Jahia, i dyshuar për marrjen e ryshfetit.
Këto komente Sela i bëri në mbledhjen e Forumit Rinor të ASH-së në degën e Sarajit, ku kryetar u zgjodh Fitim Aliaj. Para të pranishmive kreu i Aleancës, foli edhe për dukurinë e largimit të rinisë nga vendlindja, shkruan gazeta Lajm.
Për të pozitën e vështirë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Sela akuzoi partinë shqiptare BDI.
Në fund, Sela u zotua se partia e tij do të angazhohet që të barazojë statusin juridik të shqiptarëve me maqedonasit, në të kundërtën, tha ai, vendi nuk ka perspektivë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin