Google ADS

Sela: Zbatimi i Deklaratës është në të mirë të Maqedonisë

18:15 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, sot ka pritur në takim ambasadorin e Rumanisë në Maqedoni, Viorel Stanila, me të cilin kanë biseduar për situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vend, perspektivën euro-atlantike të vendit dhe rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sela në këtë takim theksoi se zbatimi i Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare është në të mirë të së ardhmes së vendit, së bashku me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Raportin e Pribes.

Ai gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë. Dy palët u dakorduan që do të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë reciproke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme