Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një dalje për media, u pyet edhe për procesin e regjistrimit. Thotë se është shumë e nevojshme që të dihet numri real, duke shtuar se ligji është decid, ligji numrin e përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jorezidente. M
Mes tjerash, Sela duke folur për regjistrimin thumboi edhe kryeministrin Zaev.
“Skandaloze më duken deklaratat e kryeministrit Zaevit i cili asesi që të largohet nga mendësia e vet mesjetare. Ai mendon që është sundues. Sepse në mesjetë nga sunduesi vareshin të drejtat e qytetarëve.
Sot jetojmë në shekullin 21 dhe nuk duhet të varen të drejtat kolektive të një populli nga dëshira e mirë ose e keqe e ndonjë sunduesi. Por kjo vjen rezultat i përkrahjes të programeve dhe platformave që legjitimohen me votë dhe legjitimohen në Parlament.
Ne nuk kemi nevojë dikush të na tregoj përralla, ne e kemi shumë të nevojshme që të dimë numrin real, ligji është decid, ligji numër të përgjithshëm të popullatës e quan shumën ndërmjet popullatës rezidente dhe jorezidente dhe realisht edhe kështu është”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër