Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë në T7 se kryeministri i tanishëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ende nuk ka përmbushur shumicën e premtimeve të dhëna.
Sela njihet si përkrahës i Zaev para se ai të vinte në pushtet dhe në fillimet e tij. Zaev e kishte shpëtuar Selan në sulmin e njohur mbi Kuvendin e Maqedonisë kur huliganët sllavë u futën brenda për të sulmuar Selën.
“Zaev ka dështuar me reformën në drejtësi”, thotë Sela.
“Për sulmin mbi Kuvend ende nuk janë dënuar shkaktarët kryesorë. Ata katër deputetët e VMRO’së që hapën dyert. Ata që lejuan futjen e huliganëve janë amnistuar, përkundër se Zaev kishte formuar një komision të veçantë që të merrej me këtë skandal. Njeriu që më shpëtoi mua ndodhet në burg.”
Tutje Sela përmend edhe disa premtime të tjera të papërmbushura.
“Nuk i ka realizuar pjesën kryesore të premtimeve. Nuk i ka larguar proceset e montuara politike. Nuk i ka hetuar proceset e kaluara. Nuk u jep përgjegjësia për këto. Përgjegjësia është ajo që ndikon që të mos kemi procese të tilla në të ardhmen”, shtoi Sela.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...