Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në Tetovë tha se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut po largohen pasi, siç tha ai, vazhdimisht po iu jepen “kontratat të përkohshme”.
Sela theksoi se Kushtetuta e RMV-së është simbolikë dhe mendësi kontrate që iu jepet shqiptarëve në RMV.
“Unë i shoh dy tabore, në njërin nga taborët është tabori i mendësisë së kontratave, është zabori i një mëndesie i ngulitur në politikbërjen shqiptare që nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut, në vitet e 90-ta, por edhe më herët”, theksoi mes tjerash Sela.
“E kam fjalën për ata kontrata të përkohshme. Fjalia e parë e implementuar në Kushtetutën mbas 2001-shit, kishte logjikën e një kontrate të përkohshme që iu jepej shqiptarëve, në mënyrë që vetëm jetojnë dhe një ditë marrin rrugëtimin për atje ku i shohim për ditë, tek ikin në Perëndim. Ishte Aleanca për Shqiptarët aso kohe, vetëm me tre deputetë që e ndryshuam këtë kontratë dhe ju dhamë përjetësim Shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut.
Është mendësi kontrate e përkohshme kur shqiptarëve edhe gjuhës së shqiptarëve këtu në Maqedoni iu thuhet gjuha që e flasin mbi 20 për qind e popullatës, e me idenë që një ditë të jenë poshtë 20% dhe pastaj ta humbin edhe ltët të drejtë.”, tha mes tjerash Sela./telegrafi/
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve