Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thekson se nuk është korrekte ndaj kësaj partie nëse bëhet marrëveshje në mes një partie politike në pushtet dhe njërës në opozitë. Por, thotë ai, në Maqedoni gjithçka është e mundur, duke folur në lidhje në mes mundësisë së bashkëpunimit të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së me qëllim që të vihet në pushtet.
“Ali Ahmeti nuk është ai që e imagjinon Mickoski, ndaj i ngre rejtingun. Investimet në kulturën shqiptare janë zero. Nuk mund që Marrëveshja e Ohrit të jetë fjalë e parë në çdo fjali, ndërsa ti trajtojmë ndrysh ati që e kanë sjell. Fëmijët e “branitellave” kanë të drejtën e shkollimit falas në Universitetin e Tetovës, ndërsa e fëmijëve të ushtarëve të UÇK-së të cilët u angazhuan për legalizimin e të njëjtit Universitet nuk e kanë atë të drejtë”, tha Sela për “Utrinski Brifing”.
Sela tha se Ahmeti është manipulues klasik dhe nuk mund të udhëheq agjendën e gjelbër ata të cilët kanë qeverisur me komunat ku ka më shumë prerje ilegale dhe djegen kallamishte.
“BDI dëshiron që të jetë me çdokusht të jetë në pushtet. BDI qeverisë që 20 vjet dhe asnjë nuk ka shkuar në burg për keqbërjet. Pse? Sepse e kanë marrë tërë drejtësinë dhe e kontrollojnë drejtësinë”, thotë Sela dhe shton se koncepti është të pasurohet partia dhe këtë e kemi parë tashmë me Gruevskin dhe me pallatet dhe pasurinë.
“Shpresoj që Ahmeti një ditë të përfundojë si Gruevski”, shtoi ai./Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...