Prej më shumë se 12 vjet qytetarët e Maqedonisë tek blloku shqiptar, nuk kanë ndjekur asnjë përballje televizive mes liderëve kryesorë të partive në vend. Pavarësisht interesit të lartë nga ana e qytetarëve, deri tani nuk ka asnjë nismë. E vetmja parti që kërkon debat televiziv është Aleanca për Shqiptarët.
“Mendoj se Aleanca për Shqiptarët gjatë gjithë kohës ka treguar gatishmëri për një takim liderësh. Ju e dini se iniciues për tryezën e përbashkët të liderëve partiak shqiptarë është zotëri Zijadin Sela. Ai po ashtu ka marrë pjesë gjatë festave që iu janë bërë në të kaluarën. Ai po ashtu ka deklaruar se është i gatshëm për një ballafaqim me kreun e BDI-së, mirëpo deri më tani përgjigja nuk ka ndodhur”, tha Bujare Abazi, ASH.
Nga BDI-ja janë skeptik dhe se deri tani nuk ka ndonjë nismë të tillë. Lidhur me këtë temë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në pjesmarrjen e tij të fundit në Clik plus, tha se me Selën nuk debaton pasi ai nuk është serioz dhe nuk ulet për tu grindur. Ahmeti tha se debati i fundit që ka bërë ai me ndonjë lider është ai me Arbër Xhaferin.
“Jo be se nuk bëhem gjel deti. grindavec unë të grindem me Selën dhe Kasamin. Po mu nuk më ka hije me u ul. Ajo nuk ndodh kurrë. Unë për herë të parë dhe të fundit jam ulur me Arben Xhaferin kemi debatuar si burrat dhe i kam dhënë fund debateve me liderët që kanë dalë pas Arbër Xhaferit”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Eksperti politik Mersel Bilalli, thotë se shmangia e liderëve të partive politike nga ikja e debatit televiziv ndodh për shkak të mungesës së argumenteve dhe ofertave reale.
“Udhëheqësit tanë akoma janë steril në furnizimin dhe njohuritë e tyre të cilët i kanë segmentet e caktuara kyçe. Pra jo vetëm që duken steril, por nuk kanë ekipe operative dhe shkencore të cilët janë të njohura dhe ta ushqejnë këtë është një hendikep serioz me të cilët ndeshemi dhe pasojat të cilët më pas i shohim”, tha Mersel Bilalli, ekspert politik.
Ndërkohë, në bllokun politik maqedonas ballafaqimi i fundit televiziv ishte para dy javësh mes liderit të të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hirstian Mickovski. Gjithashtu në vitin 1998 u zhvilluar debat mes liderit të atëhershëm të LSDM-së Branko Cërvenkovski dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski./Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...