Sela: Regjistimi ishte pazar i ulët politik, qëllimi ishte që shqiptarët të dalin poshtë 30%

19:34 | 6 Prill 2022
A. B.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, Ziadin Sela i ftuar në ‘Klan Debat’ ka folur për regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tansmeton InfoShqip.

Sipas tij regjistrimi ishte një dështim ku ato mundohen tw fusin fjalw tw reja si ‘amputim imputim’ dhe krijojnw amulli në popull. “Fatkeqësisht nuk them fatmirësisht parashikimet tona kur u shty regjistrimi dolën të sakta, merrni dëgjoni fjalimet e deputetëve të ASH në atë séance dhe duhet thënë me emër e mbiemër përgjegjësit e kësaj situate” – u shpreh Sela.

Gjithashtu kreu i ASH-së më tej vazhdon: “Përveç gjuhës një ndër të drejtat që buron nga regjistrimi është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Balanceri ku do i llogaritën nëpër institucione këto 6%, turq, vlleh boshnjak? Askund. Këto të imputuarit janë marrveshje e ditëve të fundit që nuk ekzistojnë aspak. Ideja ka qenë që shqiptarët me patjetër të mbahen posht 30% dhe të ketë rritje të numrit të përgjithshëm dhe ulje të rezidentëve. Pazare të ulta politike të papranueshme” , thotë Sela gjatë intervistës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme