Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të ndihmojë qytetarët e Preshevës, të cilët janë dëmtuar nga vërshimet.
Sela fton Qeverinë që urgjentisht të ndajë fond për familjet që janë prekur nga kjo katastrofë natyrore.
“Vëllezërit tanë në Preshevë po përballen me dëme të jashtëzakonshme materiale e infrastrukturore si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme. I bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të solidarizohet me Preshevën dhe qytetarët e saj, duke zhbllokuar një fond ndihme për mbështetje të familjeve të prekura nga kjo katastrofë natyrore”.
“Ky është rasti ideal për Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar solidaritet konkret ndaj popullatës së vendit fqinj, aty ku nevoja është më e madhe, në vend të masës sa të padobishme, aq edhe diskriminuese të subvencionimit të pushimeve në Greqi të një shtrese të privilegjuar”, shkruan Sela në Facebook.
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...