Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela e vlerëson skandaloze përfshirjen e subjekteve politike në punën e Institucioneve fetare dhe apelon deri tek kreu i ri iBFI-së që të mos bie pre e presioneve politike.
“Ish kreu i BFI-së e din më së mirë se nën kontroll të kujt ka qenë dhe çfarë ka bë. Është skandal ku një subjekt politik, kyçet dhe ndërhyn direkt në punët e një institucioni që me Kushtetutë është i pavarur, shteti është sekular, subjektet politike duhet të veprojnë konform këtij rregulli dhe mos të përzihen në punën e Bashkësive Fetare. Ne e kemi ditur që Bashkësia Fetare Islame ka punuar si shtab zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe natyrisht që ka qenë skandaloze”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.
Kreu i ASH-së me porosi ndaj kreut të sapo zgjedhur të BFI-së.
“Unë e uroj zgjedhjen e sotme të kreut të ri të BFI-së, dhe i bëj apel, larg politikës, të predikojnë etikën dhe moralin”, tha Sela./alsat-m
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...