Google ADS

Sela: Po bisedohet shkrirja e Aleancës në parti

00:38 | 10 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Lëvizja për Reforma PDSH ka thirrur sot Kuvendin qendror ku mes tjerash ka diskutuar edhe për organizimin e brendshëm dhe emërimin e funksionarëve të rinj në strukturat partiake. Jo zyrtarisht mësohet se në pjesën e parë të mbledhjes ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësin partiake për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit.

Por kreu i kësaj partie Ziadin Sela, ka mohuar të ketë ndonjë iniciativë konkrete, duke thënë se bëhet fjalë për debat të brendshëm partiak. Sela njoftoi po ashtu se në mbledhjen e sotme do të zgjidhen edhe nënkryetarë të rinj që do të vijnë nga katër njësitë zgjedhore në të cilat garon kjo parti, nga njësia e parë, e dytë, e pestë dhe e gjashtë zgjedhore.

“U debatuan gjitha çështjet duke nisur prej kur u formuluar rendi i ditës, unë e pyeta Kuvendin a kanë për të shtuar edhe ndonjë çështje tjetër. Asgjë s’është e pakontestueshme në LR PDSH duke nisur edhe nga kryetari I saj, nga unë personalisht. Por, më tepër janë shumë zhurmë për asgjë gjërat që kanë qarkulluar në opinion sesa ka diçka të mirëfilltë e të mirë qentë. Kuptohet strukturat partiake ne i kemi dinamike, një ndër pikat e rendit të ditës është edhe rifreski edhe në Kryesinë qendrore, do të emërohen edhe nënkryetarë të ri të partisë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH.

Një pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe ndryshimi i emrit të partisë. Sela tha se bëhet fjalë për iniciativën për shkrirjen e tre subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një subjekt të vetëm, për çka sipas tij ka pasur vendim që para mbajtjes së zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Zotimi ka qenë edhe para zgjedhjeve me anëtarët e koalicionit, me RDK-në e Vesel Memetit, me Unitetit, që ky koalicion pas zgjedhjeve të shndërrohet në subjekt politik që do të mban emrin Aleanca për Shqiptarët. Kjo çështje është diskutuar edhe menjëherë pas zgjedhjeve me partnerët e koalicionit dhe parimisht kanë qenë dakord të gjithë partnerët e koalicionit. Ka kërkuar zoti Memedi që deri në Shkurt të mbajë Kongresin, janë çështje të brendshme që ata kanë me vulat e nuk e di pse, shkurti kaloi”, tha Sela.

I pyetur për iniciativën për dërgimin e ligjit për gjuhën shqipe në Komisionin e Venecias, Sela tha se kjo nuk e pengon miratimin e ligjit në Kuvend, ndërsa shtoi se partia e tij mbetet në qëndrimet dhe kushtet e vendosura lidhur me qëndrimin e mëtejmë në Qeveri, por vlerësimi do të bëhet pas 100 ditë-shit të Qeverisë. Duke komentuar propozimin për rishikimin e buxhetit ai tha se pikat e platformës shqiptare ku bën pjesë edhe zhvillimi i barabartë rajonal do të përfshihen në buxhetin e ri, pasi rishikimi kufizon hapësirën për ndryshime në buxhet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme