Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela lidhur me zhvillimet aktuale theksoi nevojën për takim liderësh.
“Do të ishte mirë që si fillim të kemi një takim liderësh, ku do të diskutojmë për çështjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë, por edhe të diskutojmë për shumë çështje të brendshme, sepse është e palogjikshme të kërkosh konsensus për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe në anën tjetër gjuhën shqipe ta quash ‘gjuha që e flasin 20% e qytetarëve’ para se të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, të zgjidhim problemet këtu brenda mes vete”, theksoi Sela për TV24 Vesti.
Sipas tij, konsensus duhet në raport me kontestin që kemi me Bullgarinë, por më parë na duhet edhe konsensus për gjuhën shqipe.
Ziadin Sela ka folur edhe për relacionet mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO DPMNE, në kontekst të takimit të organizuar nga Conrad Adenauer me partitë e djathta nga rajoni.
Sela ka thënë se, nëse Aleanca për Shqiptarët do të bëjë koalicion me ndonjë parti maqedonase ajo do të jetë publike, transparente dhe e shkruar me pika sakt të përcaktuara.
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela lidhur me zhvillimet aktuale theksoi nevojën për takim liderësh.
“Do të ishte mirë që si fillim të kemi një takim liderësh, ku do të diskutojmë për çështjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë, por edhe të diskutojmë për shumë çështje të brendshme, sepse është e palogjikshme të kërkosh konsensus për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe në anën tjetër gjuhën shqipe ta quash ‘gjuha që e flasin 20% e qytetarëve’ para se të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, të zgjidhim problemet këtu brenda mes vete”, theksoi Sela për TV24 Vesti.
Sipas tij, konsensus duhet në raport me kontestin që kemi me Bullgarinë, por më parë na duhet edhe konsensus për gjuhën shqipe.
Ziadin Sela ka folur edhe për relacionet mes Aleancës për Shqiptarët dhe VMRO DPMNE, në kontekst të takimit të organizuar nga Conrad Adenauer me partitë e djathta nga rajoni.
Sela ka thënë se, nëse Aleanca për Shqiptarët do të bëjë koalicion me ndonjë parti maqedonase ajo do të jetë publike, transparente dhe e shkruar me pika sakt të përcaktuara.
“Ne nuk bëjmë koalicione si Zoran Zaevi dhe Ahmeti që kanë krijuar një koalicion që do ta quaja ‘Meriot Koalicioni’ me Sasho Mijallkov”, theksoi Sela.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...