Google ADS

Sela: Nuk na duhen ekspertë të huaj për t’i ditur emrat e viktiamve nga zjarri

21:30 | 15 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën e tij për “245 analiza” tha se për fat të keq ende nuk dihen emrat e viktimave nga zjarri në Tetovë.

Sipas tij, të paktën këtë autoritetet duhet të na njoftojnë dhe se këtë është dashur ta bëjë Ministria e Shëndetësisë ose MPB-ja.

“Për këtë nuk na duhen ekpertë nga jashtë për t’i ditur emrat e viktimave me emër dhe mbiemër”, tha Sela.

Ai pyeti se çfarë ka kërkuar zëvendëskryeministri me 20 persona nga partia në spitalin modular ditën e nesërme pas tragjedisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme