Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp me rastin e 100 vjetorit të Qeverisë, tha se asnjë premtim i tyre nuk është realizuar.
Sela tha se qytetarët e vendit nuk e meritojnë t’i udhëheqë kjo Qeveri.
“Jemi dëshmitar që shpresa për BE po shuhet. Nuk jemi këtu për të konstatuar gjendjen, por për t’i ndihmuar qytetarëve e jo qeverisë. Kjo Qeveri nuk ka pikë të moralit të udhëheq me vendin. Kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje, duhet të kemi qeveri të zgjeruar”, deklaroi Sela, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai kërkoi dorëheqjen e Qeverisë së Zaevit, si formimin e Qeverisë së zgjeruar për të menaxhuar situatën me Covid-19.
“Ka ardhur koha t’i ndrrojmë politikanët ashtu sikur foshnjave që u ndrrohen pelenat”, ka thënë Sela.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...