Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, tha se nuk ka për qëllim t’i kërkojë falje partnerit të tij qeveritar, Ali Ahmeti sepse përgjegjësi ka vetëm para popullit, tha ai në një deklaratë për ‘Post.mk’.
BDI-ja, kërkoi që Sela publikisht t’i kërkojë falje Ahmetit, lidhur me deklaratën e tij se lideri i BDI-së qëndron prapa tentimit për vrasjen e Selës më 27 prill në Kuvend. Në të kundërtën, Aleanca nuk do t’i marrë votat e BDI-së, gjatë zgjedhjes së ministrit nga radhët e partisë së Selës.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe deputeti Artan Grubi, në deklarata të veçanta për media, porositën se Sela duhet vetë të mendojë për atë që ka thënë dhe të kërkojë falje. Pavarësisht pritjeve të BDI-së për falje, Sela insiston që lideri i BDI-së, kryetari i Kuvendit dhe deputeti Grubi, t’i kërkojnë falje popullit.
“Unë kam përgjegjësi vetëm para popullit. E kur jemi te populli, Talat Xhaferi, Artan Grubi bashkë me Ali Ahmetin, kanë shumë gjëra për të cilat duhet t’i kërkojnë falje popullit”, deklaroi Sela , i pyetur nëse do t’i kërkojë falje liderit të BDI-së.
Xhaferi në emisionin “360 Gradë”, porositi se Sela vetë duhet të mendojë mirë për akuzat kundër Ahmetit.
“Selës i mbetet vetëm ta rishqyrtojë qëndrimin e tij nëse ka mundësi dhe hapësirë, e unë besoj se ka, sepse kokat janë ftohur dhe ndonjëherë është madhësi të kërkosh falje për një ofendim të tillë. Është fakt se Zijadin Sela ka ofenduar, dhe se atë që e ka thënë nuk është e vërtetë. Unë dhe Sela ishim krah për krah në qendrën për shtyp në Kuvend. Si është e mundur që Ali Ahmeti të jetë organizatori i vrasjes, kur unë isha pranë Selës?”, pohon Xhaferi.
Edhe deputeti Grubi, vlerëson se Sela vetë duhet ta tërheqë shpifjen që e ka thënë.
“Ajo deklaratë nuk shkaktoi shqetësim vetëm tek Ahmeti, por edhe te të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë e dinë se është nebulozë të thuhet një gjë e tillë, veçanërisht për shkak se jemi pjesë e një koalicioni qeveritar. Ne nuk jemi të zemëruar, por plotësisht të zhgënjyer me qëndrimet e tij dhe me moskontributin e tij në reformat, buxhetin”, tha Grubi në emisionin “Vetëm e vërteta”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...