Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela nuk do të tërhiqet nga kreu i partisë edhe pse humbi zgjedhjet për kryetar të Strugës nga kandidati i BDI, Ramiz Merko. Sela ka ftuar kryetarin e BDI Ali Ahmeti në mejdan zgjedhor në nivel kombëtar.
Në një prononcim ai thotë se është i bindur se sikur LSDM dhe BDI të garonin bashkë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, humbjen do ta kishin të sigurt. “Aleanca me Besë do të garojë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe BDI-në do ta çojmë në opozitë”, ka thënë Sela.
Sipas tij, koalicioni me VMRO-DPMNE nuk vjen parasysh. “Mos më ofendoni, kjo është gjuha që BDI ka përdorur kohët e fundit dhe e Zoran Zaevit”, vlerëson Sela, njofton Almakos.
Ndryshe, Sela edhe me koalicionin ‘Aleanca për shqiptarët’ (LRPDSH,UNITETI,RDK) nuk arriti të fitoj zgjedhjet parlamentare, por nuk dha dorëheqje nga kreu i partisë.
Nga Lëvizja Besa nuk ka ende përgjigje për fatin e Bilall Kasamit pasi humbi zgjedhjet për kryetar të Tetovës, nga kandidatja e BDI, Teuta Arifi. Ata nuk deshën të komentojnë arsyet e humbjes në Tetovë.
Ndërkohë ,gjatë ditës së sotme u tha edhe zyrtarisht se vendin e Bilallit në Kuvend do ta zërë Nexhbedin Karemani.
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...