Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Klemens Koja.
Sipas njoftimit të partisë, Sela ka paraqitur shqetësimet e tija dhe të ASH-së, për siç shkruhet në kumtesë, mos-funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë duke apostrofuar disa ngjarje që nuk janë në favor të pritshmërisë të qytetarëve të Maqedonisë Veriut, për të instaluar një shtet ligjor në të gjitha segmentet e jetës politike në RMV.
“Ziadin Sela e ka informuar Shefin e Misionit të OSBE-së z. Klemens Koja edhe për mospërfshirjen e opozitës shqiptare në nivel liderësh në përgatitjen e propozim ligjit për Prokurorinë Publike Speciale, me ç’rast nuk është respektuar konsensusi ndërpartiak pozitë-opozitë, në mënyrë gjithëpërfshirëse. Sela ka shprehur edhe shqetësimet e tij se në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë proceset e montuara politike – gjyqësore duke nënvizuar dënimin me burg të Abdyfeta Alimit me 7 vite burg, duke e vlerësuar atë si një dënim politik”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut