Partitë opozitare shqiptare ashtu siç kanë paralajmëruar do të intervenojnë me amendamente në ndryshimet kushtetuese për të avancuar sipas tyre pozitën juridike të shqiptarëve në shtet.
Lëvizja Besa e Bilall Kasamit tashmë ka hartuar katër amendamente me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të definohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend. Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyrë që kryetari i shtetit të mos mund të bllokoj ligjet që miratohen në Kuvend.
“Propozimet të cilat ne i japim për përdorimin e gjuhës shqipe është diçka që të gjitha subjektet politike shqiptare e thonë vazhdimisht, çështjen e preambulës e propozojmë si version që ofron një koncept i cili është më afër realitetit shoqërorë që e kemi në RM”- u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa të Kasamit.
Ndërhyrje me amendamente ka paralajmëruar edhe Aleanca për Shqiptarët. Kreu i saj Zijadin Sela kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një kushtetutë e cila do të promovojë të drejtat dhe jo ti sanksionojë ato.
“Plani dhe strategjia jonë është që amendamentet të kalojnë dhe ndryshimet kushtetuese ta gjejnë shtetin më të drejtë. Kushtetua të promovojë të drejta dhe liri e jo të sanksionojë. Kjo është ideja e ASH-së sepse vetëm kështu ka kuptim anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE” – theksoi Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Duke komentuar qëndrimin e BDI-së e cila propozimet e opozitës i sheh si mungesë kreativiteti dhe tentim për pikë politike, nga Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja Besa thonë se një qëndrim i tillë i partisë së Ahmetit është në kundërshtim me deklaratën e përbashkët, baza kryesore e të cilës është përkrahja e ndërsjellë për cështjet shqipgare.
“Unë natyrisht se nuk habitem nga veprimi politik i tyre, sepse nuk është që nuk i kam pasur këto dyshime edhe kur jemi marr vesh për këtë gjë. Përgjigjen ata do ta marrin në popull” – u shpreh Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
“Ata janë nënshkrues të Deklaratës së përbashkët ku kanë marrë obligime se gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë në RM, prandaj i ftojë që së bashku, jo vetëm ne si dy deputet, pasi që është interes i shqiptarëve dhe i gjithë qytetarëve, i ftojë edhe ata që ta japin kontributin së bashku me LSDM-në, pasi që edhe ata kanë pretenduar votat e shqiptarëve”- theksoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.
Ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit pritet të hënë të dorëzohen në Kuvend. Bëhet fjalë për katër amendamentet që kryesisht kanë të bëjnë me harmonizimin e kushtetutës me marrëveshjen e Prespës. Kryeministri Zaev ka deklaruar se deri në propozimin e tyre në Kuvend, draft amendamentet do të diskutohen edhe me deputetët përfshirë edhe ata të opozitës./Alsat
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...