Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.
Ai ka shkruar për vendimin e sotëm të Gjykatës Penale, e cila dënoi dy të rinj shqiptar me nga 19 vjet burg për rastin e vdekjes së të riut maqedonas Nikolla Sazdovski.
Sela thotë se në Gjykatat e Maqedonisë nuk ka rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që e mban, si dhe gjuha që flet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kush kënd do ta përkrah? Kush me cilin bën tregti e pazar? Me Stevon a me Gordanën? Po kush është me hallet e shqiptarit të zakonshëm?! Po, po sot para hundës tuaj vrasja aksidentale u dënua si vrasje mizore. Tridhjetë e tetë vite burg! Dje vrasja mizore e Almirit u trajtua si aksident trafiku dhe liri për vrasësin. Filantropi dënohet për terrorizëm e terroristi amnestohet. Në gjykata ska rëndësi vepra që ke bërë, por emri dhe mbiemri që mban dhe gjuha që flet. Skllevërit duhet dënuar që “qytetarët” të jenë të kënaqur. P.S. Nuk ka denim që kompenzon humbjen e një jete. Çdoherë ngushllimi duhet të jetë te e drejta dhe jo te harbutria“, (sic) ka shkruar Sela.
https://www.facebook.com/ziadin.sela/posts/10216200366294329
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...