Gjendja shëndetësore e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela është stabile. Ai vazhdon të kurohet në repartin e neurokirurgjisë në klinikën e Tetovës. Drejtuesi i këtij reparti Destan Haliti tha për ALSAT M se gjendja shëndetësore e Selës është duke u përmirësuar, megjithatë ai duhet të mbetet nën kujdesin e mjekëve.
“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon të përmirësohet për çdo ditë më mirë e më mirë. Ne si konzorium mjekësor kemi marrë qëndrim që zoti Zijadin Sela ka nevojë edhe disa ditë të qëndroj në spital i shtrirë për shkak se këtu i kemi ekzaminet e çdo ditshme, investigimet që duhet ti bëjmë. Por, në bazë të lëndimeve që ka ndonjëherë këto lëndime din edhe të komplikohen, kështu që edhe për disa ditë do të qëndroj në spitalin klinik të Tetovës”, deklaroi mjeku Destan Haliti.
Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale në Shkup vazhdojnë të kurohen dy persona. Nga kjo klinikë thonë se ndaj të njëjtëve janë kryer intervenime kirurgjike dhe janë transferuar në repartin e traumatologjisë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Në protestat e dhunshme në ambientet e Kuvendit mbetën të lënduar mbi 100 persona, mes tyre deputetë, policë, gazetarë dhe protestues. /AlsatM/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...