Google ADS

Sela mbetet kryetar përskaj humbjeve

21:46 | 25 Dhjetor 2021
V. S.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur për dorëheqjen e tij të mundshme nga kreu i partisë tha se nuk do të lë partinë pa kryetar. Sela tha se vijon organizimi i Kongresit të partisë dhe se pritet që gjatë pranverës të merren vendime konkrete.

“Dhënja e dorëheqjes time në këtë situatë do ta linte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka, dhe unë assesi nuk do bëja lojën e atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Aleancës për Shqiptarët, dhe këto janë oponentët politikë. Këtë pjesë të përgjegjësisë unë jam i detyruar që ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në kongresin e ardhshëm, pastaj janë çështje të cilat kongresi do të sjelle vendimet, që sipas gjitha gjasave do të mbahet diku nga pranvera”, tha mes tjerash Sela.

Sela nuk dha dorëheqje dhe nuk mori përgjegjësi për humbjet e njëpasnjëshme në shtatë ciklet zgjedhore si ato lokale ashtu edhe parlamentare në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim fitoi zgjedhjet e fundit lokale duke shënuar edhe një rritje të konsiderueshme të votave, Aleanca për Shqiptarët pësoi debakël zgjedhor duke humbur rreth 25000 vota.

Fakti që edhe pas shumë këtyre humbjeve Sela nuk jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, vërteton se ai ndjek shembullin e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, i cili ende qëndron në krye të partisë, dikur më të fortë opozitare, edhe pse humb vazhdimisht në cilke zgjedhore.

Ndryshe Sela në kongresin e ardhshëm që do të zhvillohet në pranverë do të përdorë të njejtat metoda, si të Menduh Thaçit ku ai “do të jep dorëheqje”, ndërsa anëtarësia “nuk do e pranojë” të njejtën, në mënyrë që ende të mbetet në krye të Aleancës për Shqiptarët./TetovaSot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme