Sela kërkon që Maqedonia të bëhet shtet binacional

18:26 | 21 Janar 2018
Arbresh.info

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka zhvilluar takimin e radhës në Strugë.

Të pranishmit në panel si kryekomunari i Gostivarit Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, kanë folur për zhvillimet e fundit politike dhe hallet e struganëve.

Pas fjalimit të kryekomunarit të Gostivarit, Arben Taravari, të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

Sela ka folur për barazinë qytetare, duke theksuar se Maqedonia duhet të ndërtohet mbi bazën e konceptit binacional dhe se dy kombe janë të mëdha në Maqedoni, shkruan Fol.

Ai ka folur edhe për rastet e montuara politike dhe se ASH nuk do të lejojë që këto raste mos të zbardhen, duke vënë theksin se te rasti i Almirit, i cili u shkel me veturë qëllimisht sipas avokatëv mbrojtës. Sela ka thënë se ASH do të del në protesta, sipas tij, “me Almirët tonë” dhe nuk do të lejojnë proceset e montuara politike të keqpërdoren për poena politike.

“Do të duhet shumë kujdes të ketë Ahmeti në llogaritë e fundit që bënë ditëve të fundit, në qoftë se dëshiron rastin ta përdorë politikisht, pasi politikisht do t’i përgjigjemi”, ka theksuar Sela./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme